Pas Gjykatës Speciale kjo është tema e nxehtë në Kuvend

Gjykata Speciale ishte teme mjaftë e nxehtë në Kuvendin e Kosovës e cila për pak nuk përfundoi në tragjedi për Kosovën. Ishte kërkesa e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës e iniciuar mbrëmjen e 22 dhjetorit të vitit të kaluar e rrezikoi të ardhmen e vendit.

Kërkesa ishte: shfuqizimi i Gjykatës Speciale. Kjo alarmoi diplomatët e shteteve të fuqishme, prezent në Kosovë. Vendi u kërcënua me një tragjedi: izolim dhe gati heqje të shtetësisë.

Por tash kjo dramë ka përfunduar, pasi i pari i Kuvendit Kadri Veseli kishte pranuar publikisht se shfuqizimi i Speciales është pothuajse i pamundur. E te njëjtin mendim e kanë thënë sot edhe Presindeti Thaçi dhe Kryeministri Haradinaj.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen ⤵⤵⤵)

I pari i vendit, Hashim Thaçi deklaroi sot se përkundër që kjo Gjykatë është e padrejtë, iniciativa për shfuqizim duhet të ndalohet, për shkak se sipas tij mund të prodhojë rreziqe.

Tash, temë e nxehtë pas Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës pritet të jetë Demarkacioni, për shkak të kërkesës ndërkombëtare për liberalizim të vizave.

Pasi, sipas tyre ndër kushtet që duhet plotësuar për liberalizmin e vizave është edhe çështja Ratifikimi i Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Demarkacioni do të shkojë në Kuvendin e Kosovës bashkë me Raportin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit dhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

E që tani për tani, praktikisht është i bllokuar në Kuvendin e Kosovës, për shkak të kundërshtimeve të një pjese të partive politike në pushtet, por edhe të atyre në opozitë.

Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi është arritur në vitin 2015. Deputetët e opozitës nga legjislatura e kaluar, e kanë kundërshtuar ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, duke pretenduar se me të Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë territor.

Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje nga Kuvendi i Kosovës, vazhdon të jetë një nga dy kushtet e mbetura, të cilat po e mbajnë peng procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës./ Insajderi

SHPËRNDAJE