Pas heqjes së flamurit shqiptar nga ushtria serbe, reagon KFOR-i

Gjatë tërë ditës së djeshme u raportua se flamuri kombëtar shqiptar i vendosur fare pranë liqenit të Ujmanit, ishte hequr, nga ushtria serbe, duke shkaktuar kështu pakënaqësi të shumta se si ushtria serbe, hynë brenda territorit të Kosovës.

Në lidhje me këtë ka folur KFOR-i. Në përgjigjen zyrtare, theksohet se territori në të cilin ishte i vendosur flamuri kombëtar, i takon shtetit serb.

“Kemi parë raportimet në medie, dhe nëse nuk gabohemi vendi i quajtur Tutit, është pjesë e territorit të Serbisë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it, dhënë për IndeksOnline.

SHPËRNDAJE