Pas humbjes 0-10, vjen reagimi nga KFF Mitrovica

Ekipi futbollistik i femrave, Mitrovica, ka pësuar humbje të thellë nga Wolfsburgu në 1/16′ e finales së Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, KFF Mitrovica pësoi humbje 0-10 nga Wolfsburgu.

Pas kësaj humbje, ka reaguar edhe klubi mitrovicas në faqen e tyre zyrtare. KFF Mitrovica thekson se duhet ndier krenar, përkundër humbjes së thellë.

“Edhe pse u mposhtem me një rezultat mjaft të thellë, duhet të ndihemi krenar për arritjen deri këtu, ku përballë patem një skuadër super fuqi në futbollin europian” – thuhet në postimin e klubit mitrovicas./gazetametro.net

SHPËRNDAJE