Pas kalimit te Lazio, Fenerbahce bën një postim të veçantë për Vedat Muriqin

Sot (15 shtator), klubi i Lazios e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqit.

Reprezentuesi i Kosovës më 13 shtator udhëtoi drejt Romës, teksa dje kreu testet mjekësore dhe sot edhe zyrtarisht është prezantuar nga Lazio.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit, edhe Fenerbahce ka konfirmuar largimin e sulmuesit prizrenas, duke i uruar lojtarit suksese.

“Rruga të qoftë e hapur dhe sukseset të mos u ndalshin Vedat Muriqi” – thuhet në postimin e klubit turk, postim i cili u përcoll me një foto interesante.

Në foto shihet Vedat Muriqi në fëmijëri me fanellën e Fenerbahces dhe gjatë kohës sa ai ishte pjesë e tyre.

SHPËRNDAJE