Pas koalicionit PSD-AAK, Petrit Zogaj vjen me një deklaratë interesante: Isha befasuar kur kishte kaluar Shpendi në VV, e jo në AAK

Pas koalicionit parazgjedhor ndërmjet AAK-së, e PSD, ka reagur edhe analisti politik, Petrot Zogaj.

Ai në një shënim në Facebook tha se nuk është befasuar me këtë kaolicion.

Ai ka shkruar se ishte befasuar me shkuarjen e Shpendit, vite më parë në VV.

Shënimi i plotë:

Me qene te sinqerte me veten, te gjithe e dime qe Shpendi ishte nje strukture e AAK brenda LV. Befasi ishte shkurja ne LV, por jo kthimi ne AAK.

Ky koalicion nuk eshte i shpreses, as fitues e aq me pak permbylles i tranzicionit te zgjatur tejmase.

E vetmja e mire nga kjo marreveshje ne mes AAK dhe PSD eshte qe do te nxite levizje te tjera, ku mund te priten koalicione qe do te ishin ndryshimi potencial dhe normalizimi i nderrimit te strukturave ne pushtet.

SHPËRNDAJE