Pas Kurtit edhe anëtarët tjerë të VV-së në përkrahje të Kombëtares në futboll

Ish-deputetet e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla dhe Bisnik Bislimi, së bashku me ish-drejtorin e Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Arben Vitia, janë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, për ta mbështetur kombëtaren e Kosovës në futboll.

Këtë e ka bërë të ditur, Arben Vitia përmes llogarisë së tij në ‘Facebook’.

Ai ka shkruar se po e presin fitoren e radhës të Kosovës, teksa ka bërë të ditur që në orën 20:45 do të mbledhen për ta ndjekur ndeshjen e kombëtares së Shqipërisë kundër Francës.

“Së bashku me Besnikun, Xhelalin e Rexhën po e ndjekim ndeshjen Kosovë-Çeki. Presim fitoren e radhës ❤️💥
Ndërsa, nga ora 20:45 ne kafiterinë Premium Sports Bar do të mblidhemi per ta ndjekur ndeshjen e kombëtares kundër Francës.
Të gjithë jemi shqiptarë, e duam suksesin për sportistët tanë, qe na i zbardhin fytyrën”, ka shkruar Vitia.

SHPËRNDAJE