Pas Liburn Aliut, reagon edhe Pacolli: Nuk pajtohem me qëndrimet e Visar Ymerit

Edhe deputetja e Vetëvendosjes Fitore Pacolli ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të kësaj Lëvizje, Visar Ymeri, sipas të cilit mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV’së do ta thellonte edhe më shumë problemin – shkruan Periskopi.

Pacolli në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” shkruan se Ymeri me këtë deklaratë vendosi vetën mbi organin më të lartë të Lëvizjes, gjë që ajo e cilëson si privatizim.

Edhe ajo, ngjashëm si deputeti Liburn Aliu thotë se qëndrimet e Ymerit nuk paraqesin unitetin e Lëvizjes.

Lexoni të plotë reagimin e saj:

Sonte në emisionin Rubikon kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! tha se nuk e sheh Këshillin e Përgjithshëm si vendin ku duhet të zgjidhen problemet. Ani pse ai vet e pohoi që Këshilli i Përgjithshëm është organi më i lartë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ai sot vendosi veten mbi organin më të lartë të Lëvizjes. Ky është privatizim.

Kryetar qëndrimet e mbajtura sonte në Rubikon nuk paraqesin unitetin e Lëvizjes. Unë nuk pajtohem me to.

#prodemokracisë

SHPËRNDAJE