Pas marrëveshjes me PSD, Haradinaj: I dua në koalicion edhe këto dy parti parlamentare

Kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti, pas takimit që zhvilloi me drejtuesit e AAK-së, në krye me Ramush Haradinajn, tregoi se koalicioni është arritur me synim që t’i fitojnë zgjedhjet.

“Siç është spekuluar, kemi arritur marrëveshje që në zgjedhjet e ardhshme PSD-ja dhe AAK-ja do të garojnë bashkë. Është bashkëpunim edhe politik edhe zgjedhor duke marrë parasysh disa vija të bashkëpunimit më herë e të cilat janë zgjeruar. Ne do të garojmë me një program të përbashkët qeverisës”, tha Ahmeti.

Ai tha se synimi kryesor i këtij bashkëpunimi është t’i fitojnë zgjedhjet me një program të përbashkët qeverisës.

“Bartës i listës sonë të përbashkët do të jetë kandidati i AAK-së, Ramush Haradinaj”, theksoi Ahmeti.

Kreu i AAK-së tha se sot në partinë e tij është votuar me koalicionin parazgjedhor, të parin në Kosovë para zjedhjeve të parakohshme.

“Nuk do të e ketë PAN të ri, nuk do të ketë PAN dy ose tre, nuk jena tut nga partitë e tjera, por është koalicion që na përshtatet me idetë tona, po ashtu është fitues”

Haradinaj tha se jemi të hapur për bashkëpunim me Nismën, AKR-në e me parti tjera.

“Nuk synojmë PAN 2, nuk jemi pjesë e skenarëve për një PAN të ri”, tha ai, duke shtuar se dyert i kanë të hapura që t’i dëgjojnë të gjitha propozimet e partive.