Pas ndarjes, ish çifti “luftë” edhe në muzikë – Loredana ia ‘mbyll’ gojën Mozzik-ut!

Ka dy ditë që Mozzik dhe Tayna lansuan projektin e tyre të përbashkët, kënga me titull “Edhe ti”.

“Edhe ti” theu rekord, ku vetëm për një ditë arriti të mbledh tre milionë klikime në kanalin zyrtar në Youtube.

Këtij suksesi padyshim që dyshja i është gëzuar pafund, madje Mozzik ka publikuar edhe shtetet në të cilat kënga po dëgjohet më së shumti.

Në mesin e tyre është dhe Zvicra dhe Gjermania, pikërisht vendi ku ish bashkëshortja e tij, Loredana Zefi është në kulmin e karrierës së saj, e që me projektin e saj të fundit të publikuar vetëm një javë më parë ajo printe.

SHPËRNDAJE