Pas ndarjes nga miliarderi iranin, Morena Taraku shfaqet me vëllain e Getoar Selimit

Morena Taraku ka disa muaj që është ndarë nga i dashuri i saj, Sasha Sobhani.

Lidhje kjo e cila pasi u zbulua nga mediat, nuk zgjati as një muaj. Madje çifti filluan me ofendime ndaj njëri-tjetrit në rrjete sociale, ku Morena arriti deri në atë pikë sa e quajti homoseksual atë, ndërsa ai iu kundërpërgjigj me një video ku ishte i rrethuar nga plot femra.

Por, duket se Morena e ka hedhur pas si histori atë me Sashën, pasi modelja dhe këngëtarja këtë herë është shfaqur me vëllain e Getoar Selimit, Liberianin.

Është Morena ajo që ka publikuar një fotografi në InstaStory ku shihet qeni i Liberianit, si dhe në anën tjetër ky i fundit ka publikuar një fotografi të këngëtares në studio!

E duket se mes tyre thjesht është bashkëpunim për projekt muzikor që mund të jetë porjekti i radhës i Morenës.

Ndërsa projekti i fundit i saj mbetet “Femnat” i lansuar 5 muaj më parë, në bashkëpunim me Dj PM dhe Dj Dagz./GazetaBlic

SHPËRNDAJE