Pas ndarjes, tani pajtohen Loredana e Mozzik

Çifti i mirënjohur i estradës sonë, Mozzik dhe Loredana janë bashkuar sërish pas disa muaj ndarje.

Burime të afërta me çiftin i kanë thënë “Zërit” se Loredana dhe Mozzik janë rikthyer në lidhjen e tyre bashkë me vajzën e tyre Hanna.

Sipas këtyre burimeve, Loredana dhe Mozzik janë afruar kohëve të fundit me qellim bashkimin e tyre.

I njëjti burim ka cekur se reperja Loredana do të jetë në Kosovë javën e ardhshme.

SHPËRNDAJE