Pas ndeshjes, ‘shpërthen’ Zhegrova: Nuk me interesojnë…

Anësori i Kosovës, Edon Zhegrova, ka thënë se nuk i bëjnë përshtypje kritikat që ka marrë pas ndeshjes me Danimarkës.

“Nuk më bëjnë përshtypje. Nuk ka qenë problem për mua, ata munden me jep kritika tërë ditën, por unë vazhdojë me punu dhe me dhanë maksimumin për ekipin”, ka thënë Zhegrova, në një paraqitje për televizionin publik.

Edhe në ndeshjen ndaj Bullgarisë, sikur në atë ndaj Danimarkës, Zhegrova u inkuadrua kah mesi i pjesës së dytë.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Bëmë maksimumin që të kthejmë rezultatin, por fati nuk ishte në anën tonë”, ka thënë Zhegrova.

SHPËRNDAJE