Pas ndezjes së dritave në Prishtinë: Reagon Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar disa fotografi të sheshit ‘Zahir Pajaziti’ dhe atij ‘Skendërbeu’teksa ka shkruar disa fjalë lidhur me këtë vit.

Ahmeti, përmes ‘Twitter’-it, pas ndezjes së dritave përgjatë natës së shtunë, ka thënë se në Prishtinë po mbizotëron fryma e festave të fundvitit.

” Dhe… i ndezem dritat për të sjellë magjinë e festave të fundvitit në Prishtinë! Ky vit na sfidoi të gjithëve por na bashkoi edhe më shumë, na bëri më solidare dhe na mësoi të shikojmë nga njëri tjetri me zemër. Le të festojmë për jetën!”, ka shkruar Ahmeti.

Komuna në të cilën qeveris ai, gjendet në zonë të kuqe të rrezikshmërisë, për sa i përket kategorizimit të komunave sipas numrit të rasteve me koronavirus. Respektivisht, Prishtina ka kufizim të lëvizjes nga ora 19:00-05:00.