Pas numërimit përfundimtar të votave, Agim Bahtiri: Faleminderit nga zemra diasporë

Kryetari i komunës së Mitrovicës nga radhët e Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka falënderuar diasporën për votat masovike për subjektin politik të drejtuar nga Albin Kurti.

Bahtiri ka thënë se në fakt kjo nuk është vetëm fitore, por është referendum kundër keqqeverisjes mbi 20 vjeçare në Kosovë, transmeton Veriu.info

Postimi i Agim Bahtiri:

Fitorja prej 50% e zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje pas numërimit edhe të votave të diasporës tonë të dashur, është fitorja më e madhe në Kosovë që prej çlirimit. Në fakt kjo nuk është vetëm fitore, por është referendum kundër keqqeverisjes mbi 20 vjeçare në Kosovë.

Ashtu siç kam paralajmëruar fitore prej 50%, ashtu edhe doli, sepse ky ishte vullneti i popullit për ndryshim pozitiv dhe pensionim të partive të vjetra.

Qeveria e re me në krye Kryeministrin Albin Kurtin, do t’i sjellë Kosovës zhvillim, punësim, luftë të pakompromis kundër hajnisë e korrupsionit, integrim në organizatat ndërkombëtare si shtet i pavarur dhe sovran dhe kthim të dinjitetit për gjithë qytetarët e Kosovës.

Urime fitorja përfundimtare dhe faleminderit nga zemra diasporë!
Na priftë e mbara me Albinin përpara!