Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës nacionale M2, Milloshevë-Mitrovicë

Me fillim nga ora 09:00 sot nisin punimet për ndërtimin e rrugës nacionale M2, Milloshevë-Mitrovicë , “Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”.

Kjo gjë është bërë e ditur nga Ministria e Infrastrukturës.

Udhëheqjen e ceremonisë së inaugurimit të punimeve do të mbajë Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe ajo do të zhvillohet në fshatin Gojbule.

Veriu.info ju sjellë pamjen e përgatitjet për fillimin e ceremonisë:

 

SHPËRNDAJE