Shpallja e kandidaturës edhe për një mandat kryetar i Drenasit nga Ramiz Lladrovci kishte nxitur reagimin e menjëhershëm të Sejdi Hoxhës, për të cilin raportoi ekskluzivisht Gazeta Online Veriu.info.
Pak ditë pas këtyre përplasjeve mes Lladrovcit dhe Hoxhës, është Azem Syla që ka bërë bashkë dy protagonistët e përballjes, raporton Veriu.info.
Sejdi Hoxha, që është nip i Azem Sylës, është parë i buzëqeshur në takimin me Lladrovcin.
Lajmin për këtë takim e ka dhënë vet Lladrovci përmes një njoftimi në Facebook.
