Pas rastit të Liburn Aliut, Gazmend Morina paralajmëron aktakuza politike para zgjedhjeve edhe në Mitrovicë

Ditë më parë, ndaj kandidatit për deputet nga Vetëvendosje, Liburn Aliut, u ngrit aktakuzë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Kjo me veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, shkruan gazeta inFokus.

E këtë aktakuzë, kryeshefi i kompanisë rajonale të pastrimit “Uniteti”, në Mitrovicë, Gazmend Morina paralajmëron se veprime të ngjashme, tani para zgjedhjeve do të ndodhin edhe në Mitrovicë.

“Liburn Aliut iu ngrit aktakuze pak dite para mbajtjes se zgjedhjeve. Veprime te ngjashme pritet me pas brenda pak ditesh edhe ndaj disa personave publik, ne nje qytet ku pushteti aktual do te dale shume keq ne zgjedhjet e 6 tetorit. Prokurorite Themelore jane shnderru ne dege te partive politike neper qytetet perkatese. Shteti policor brina s’ka”, ka thënë Morina.

Madje, Morina, njëjtë e konsideron edhe kallëzimin penal daj tij.

“P.S.: Per rastin tim tashme veç po e dini se si eshte kurdisur nga politika”./Gazeta inFokus/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE