Pas reagimeve të PDK-së ndaj Sveçlës, gazetari Kajtazi ia rikujton Blerta Deliut foton me Gjuriqin

Fotografia e zyrtarit të lartë të Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, në një tavolinë me Marko Gjuriqin, ka ngjallur reagime të shumta në vendin tonë, transmeton gazeta online veriu.info.

Reagimet ndaj Sveçlës dhe Vetëvendosjes kanë qenë të ashpra sidomos nga zyrtarët dhe aktivistët e PDK-së.

Por ndaj kësaj situate ka reaguar edhe gazetari, Shkumbin Kajtazi, i cili ja ka kujtuar PDK-së takimin e zyrtares së lartë të kësaj partie, Blerta Deliut, me Marko Gjuriqin para hiq më pak se dy muajve.

Ky është postimi i plotë i Kajtazit:

Përderisa e gjithë PDK-ja iu sul Xhelal Svecles për takimin me Gjuriqin(për të cilin edhe unë mendoj se ishte gabim, pasi tregon gatishmërinë e VV-së që të ulet në cdo tavolinë – gjë që dikur pa pushtet thonin se s’do ta bënin), Blerta Deliu është zier në vete.

Garant ka pritur, nga momenti në moment, që t’i publikohet fotografia e vetëm 2 muajve më parë nga një tavolinë e
ngjashme me Gjuriqin.

Ani kur shoqja e saj, Ganimete Musliu, i kërkoi Svecles që të kërkojë falje për viktimat e Recakut, Deliu i ka hy fellit.

Padyshim iu kanë sill nja 30 pyetje në kokë, duke nis prej asaj: A duhet me kërku falje edhe unë, nëse merret vesh?!

P.S: Dje kur thash se kapja e Svecles në një tryezë me Gjuriqin është volley për LDK-në, nuk e pata në mendje që Svecles i është besuar negociimi i koalicionit me Srpska Listen. Jo tybe, me sa e njohim të gjithë Xhelalin, s’kish pas nafake me i ba bashkë as dy kusheri. Në fakt, politiksht, LDK-ja mund ta përdor këtë takim si gatishmëri të VV-së që të ulet në tavolina ku ka politikanë serbë, të cilën gjë ata vetë thonin se s’do ta bënin kurrë.

SHPËRNDAJE