Pas reshjeve të borës shtohet angazhimi i kompanive në Skenderaj

Bora që ka rënë këto ditë, sidomos natën e mbrëmshme, ka krijuar probleme në rrugët e Kosovës.

Një problem i tillë nuk është edhe në rrugët e komunës së Skenderajt ku kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, ka njoftuar për shtimin e angazhimit që rrugët të pastrohen nga bora dhe ngricat eventuale në mënyrë që të këtë qarkullim të lehtë të qytetarëve, shkruan gazeta online Veriu.info

Ai ka bërë të ditur që kompanitë e kontraktuara nuk do të ndalen deri në pastrimin e secilës rrugë e në çdo fshat.

Në fund ai ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdësshëm në komunikacion./veriu.info/

Ky është postimi i plotë i Bekim Jasharit në facebook:

Pas reshjeve të borës në mbrëmje, kemi shtuar angazhimin që nëpërmjet kompanive të kontraktuara, të pastrohen rrugët nga bora dhe ngricat eventuale, në mënyrë që qarkullimi të bëhet me lehtësi.

Makineria e kompanive nuk do të ndalet dhe do të vijojë punën rreth pastrimit të secilës rrugë e në çdo fshat.

Krahas punës në teren, lus qytetarët të jenë shumë të kujdesshëm në komunikacion.

SHPËRNDAJE