Pas Serbisë, njerëzit e Trump vijnë edhe në Prishtinë

Njerëzit kryesor të Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Punë të Evropës, kanë ardhur në një vizitë në Ballkan. Ata kanë qëndruar dy ditë në Beograd, ndërsa të mërkurën pritet ta vizitojnë Kosovën.

Ky delegacion i udhëhequr nga John Erath, kryshefi për çështjet evropiane në Këshillin Kombëtar të Sigurisë Amerikane, pritet të takohet me krerët institucionalë.

Zyra e Kryeministrit ka konfirmuar për Gazetën Express se shefi i Ekzekutivit do ta presë nesër delegacionin nga Këshilli Kombëtare i Sigurisë në SHBA.

Bashkë me Erath ka udhëtuar edhe drejtori i Punë të Evropës në Këshillin Kombëtar, William Berkley.

Delegacioni amerikan është takuar të hënën me kryediplomatin serb, Ivica Daciq.

Mediat në Serbi raportojnë se me këtë delegacion është diskutuar domosdoshmëria për të vazhduar dialogun mes Kosovës e Serbisë pas heqjes së taksës ndaj produkteve serbe e boshnjake. /Express/

SHPËRNDAJE