Pas shumë viteve neglizhencë, Bordi Mbikëqyrës i “Trepçës” arrin marrëveshje me fëmijët e ish minatorëve

Fëmijët e minatorëve të “Trepçës” që kanë ndërruar jetë në vendin e punës vazhdimisht kanë kërkuar punësim, por menaxhmenti i kaluar i kishte injoruar.

Mirëpo, gjërat duket se kanë marrë kahje pozitive këto ditë për ta, pasi që Kryesuesi i Bordit të “Trepçës”, Ardian Syla, ka bërë të ditur se atyre do të iu jepet mundësia të fillojnë trajnimin 6 mujor në minierat e Ndërmarrjes “Trepça” me pagesë, transmeton Veriu.info

Ja postimi i plotë i Ardian Sylës në Facebook:

Bordi Mbikqyrës i i Ndërmarrjes “Trepça” para disa muaj zhvilloi takime me fëmijët e minatorëve të cilët kanë ndërruar jetë ose kanë pësuar në vendin e punës duke arritur marrëveshje që për hirë të kontributit të prindërve të tyre t’ju ipet mundësia që fëmijët e tyre të fillojnë trajnimin 6 mujor në minierat e Ndërmarrjes “Trepça”. Ky trajnim i domosdoshëm për punë në miniera dhe ju ofron mundësinë dhe përparësinë në punësim në të ardhmen.

Duke u ndjerë gjithmonë mirënjohës ndaj kontributit të dhënë nga minatorët si dhe duke ndjerë përgjegjësi morale për gjithë këtë kontribut, sot në ditën Botërorë të Minatorëve, menaxhmenti i Ndërmarrjes “Trepça” me përkrahjen e plotë të Bordit Mbikqyrës arriti marrëveshje me përfaqësuesit e fëmijëve të punëtorëve që të fillojnë praktiken/trajnimin 6 mujor ku në 3 muajt e parë do të sigurohet ushqimi dhe transporti nga Ndërmarrja “Trepça” kurse pas 3 muaj pas vlerësimit të situatës financiare dhe varësisht nga kontributi i dhënë do të shikohet edhe mundësia e stimulimit financiar.

Ky është një hap i rëndësishëm me të cilin do të përmirësohet gjendja në prodhim si dhe zbutjen e moshës mesatare të punëtorëve e cila është mjaftë e lartë dhe shqetësuese.

ME FAT!

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE