Pas sulmit mbi Konsullatën e Kosovës, ja çfarë vendimi mori Franca

Konsullata e Kosovës në Strasbourg të Francës është sulmuar, më ç’rast është vjedhur flamuri i Republikës së Kosovës dhe është shkatërruar stema e shtetit.

Menjëherë pas raportimit se kjo Konsullatë është sulmuar kanë filluar edhe hetimet e para. Me këtë çështje ka filluar të merret edhe Forenzika e policisë franceze, të cilët kanë dalur në vendin e ngjarjes për të bërë hetimet më të thella.

Sulmin nga Konsullatës së Kosovës në Stasbourg të Francës e kishte bërë të ditur, konsulli i Kosovës atje, Edon Cana.

“Gjatë vikendit është sulmuar Konsullata e Përgjithshme në Strasbourg dhe është vjedhur Flamuri i Republikës dhe është shkatërruar Stema e Shtetit”, ka thënë Cana.

Ai ka thënë se “simbolet e Shtetit të Kosovës i pengojnë armiqve tanë!”.

“Duke i falënderuar autoritetet Franceze për mbështetjen e tyre jemi të bindur se mbas forenzikës së bërë sulmuesit shpejt do të gjinden”, ka përfunduar ai.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës ka dënuar aktin e sulmit mbi Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasbourg, si dhe shkatërrimin e Stemës së Republikës së Kosovës dhe heqjen e flamurit shtetëror nga objekti i Konsullatës.

SHPËRNDAJE