Pas Thaçit, admirali Foggo takon edhe Haradinajn

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me Admiralin James Foggo, njofton Klan Kosova.

“Kosova është e rreshtuar me popujt e lirë, të udhëhequr nga ShBA, në shërbim të paqes në vend, rajon dhe në botë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij, njofton Klan Kosova.

“FSK-ja ka hyrë në proces të arritjes së kapaciteteve të plota të një ushtrie të modelit të Paktit Veriatlantik dhe është e gatshme t’i bashkohet NATO-s në misionet paqeruajtëse”.

“Me Komandantin e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admiralin James Foggo III, biseduam për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve tona dhe KFOR-it, për garantimin e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë në vend”.

SHPËRNDAJE