Pas varrimit të Adem Demaçit, kryeministri Haradinaj mori këtë vendim të papritur

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se ka marrë disa propozim-vendime, për ta nderuar figurën e Adem Demaçit.

“Sot, pas ceremonisë mortore, në nderim të Adem Demaçit, kam marrë propozim-vendimin për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, emërtimin e austostradës Prishtinë – Pejë – “Autostrada Adem Demaçi” dhe për të emërtuar Parkun e Qytetit të Prishtinës – “Parku Adem Demaçi””, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj thotë se vendim-propozimi do të procedohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për respekt të emrit dhe veprës së tij, si pjesë e identitetit shpirtëror dhe politik të Kosovës, një figurë unike në përpjekjen tonë për liri.

“Vendim-propozimi do të procedohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për respekt të emrit dhe veprës së tij, si pjesë e identitetit shpirtëror dhe politik të Kosovës, një figurë unike në përpjekjen tonë për liri”, thotë Haradinaj.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE