Pasi e publikoi këngën e re, Adelina Ismailit i ndodhi diçka që nuk e kishte pritur as vet

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili i është rikthyer muzikës, duke publikuar këngën e saj më të re “T’iqja”.

Diva e muzikës shqiptare bëri të ditur pak ditë më parë se ka vendosur t’i rikthehet muzikës me projekte të reja.

“T’iqja” është një këngë thumbuese për femrat e sponsoruara, dhe është shkurtesë e emrit “Hatixhe”.

Muzika është realizuar nga Florent Boshnjaku, ndërsa tekstin e këngës e ka shkruar vet Adelina Ismaili.

Diva kësaj radhe vjen mjaft e freskët dhe e kuruar në një klip të detajuar, që i përshtatet më së miri këngës.

3 ditë pasi e ka plasuar këngën kjo këngë deri me tani ka arritur shifrën e 650 mijë klikimeve gjë që e ka befasuar edhe këngëtaren e cila me parë kurrë nuk kishte arritur të marrë kaq shumë klikime për pak ditë.

Ky është një tregues i fortë që Adelina është rikthyer fuqishëm në tregun shqiptar.

SHPËRNDAJE