Pasi e puthi Feron, Roza Lati puthje pasionante me një tjetër person | FOTO

Puthja e saj në publik me reperin nga Kosova, Feron u përfol gjatë në shtypin rozë.

Kjo ngase, Roza Lati e bëri vetëm për t’i treguar të gjithëve se nuk janë në lidhje, por e përkrah reperin si në artist i ri, shkruan lajmi net.

Megjithatë, moderatorja seksi ka treguar se ajo është në lidhje që 8 muaj, duke mos zbuluar emrin e të dashurit.

Në një fotografi të fundit që ndan me ndjekësit në Instagram, Lati shfaqet në një restorant me të dashurin ku shkëmbejnë puthje pasionante me njëri-tjetrin.

“I dashuri”, ka shkruar sipër imazhit gjersa ia mbulon fytyrën.

Roza shquhet si një prezantuese e zonja e cila sjell puntata të ndryshme dhe mjaft interesante në emisionin e saj.

SHPËRNDAJE