Pasi e shkatërroi komplet Universitetin e Mitrovicës, Alush Musaj tash ka vendosur edhe të bëjë para jashtëligjshëm: Kolegu i tij e akuzon publikisht për 100 mijë euro

Alush Musaj pavarësisht që arriti të shkatërrojë plotësisht Universitetin e Mitrovicës për shumë vjet menaxhim, arriti që këtë vit të zgjedhet prapë rector i këtij institucioni të arsimit të larë, anipse dështimi i tij bëri që Këshilli Shtetëror i Cilësisë të marrë vendimin për mbylljen e këtij institucioni, shkruan gazeta online veriu.info.

Rektori Musaj për vite me radhë shfrytëzoi Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” që të rehatoi familjarë e bashkëpartiakë të partisë së tij, PDK-së.

Pas gjithë këtij shkatërrimi enorm që i ka bërë universitetit në çdo fushë, tashmë Musaj ka vendosur të bëhet edhe i pasur anipse nuk qëndron keq as në këtë aspekt.

Profesori i këtij institucioni, Fitim Zeqiri, pretendon që rektori Musaj bashkë me kolegët e tij këtë vit do të keqpërdorin hiq më pak së 100 mij euro.

“Në vitin akademik 2019/20, në Universitetin e Mitrovicës do të keqpërdoren përafërsisht rreth 100.000 euro.E gjithë kjo ndodh nën mbikëqyrjen e rektorit z.Alush Musaj. Si dhe nën përkujdesjen e kryetarit të Këshillit të Etikes, Islam Qerimi”, ka shkruar Zeqiri.

Profesori Zeqiri ka thënë se do të ofroj dëshmi konkrete se çfarë po ndodh në këtë universitet.

Kujtojmë që Alush Musaj punësoj bashkëpartiakët e tij në një valë të madhe punësimesh pas humbjes së PDK-së në zgjedhjet lokale të vitit 2013, duke përfshirë edhe punësimin e gruas së presidentit Thaçi, Lumnije Thaçi e më vonë edhe gradimit të saj.

Veriu.info do t’iu mbajë të informuar më të gjitha zhvillimet brenda UMIB./veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE