Patriot Behrami, optimist se do të shkojë në çerekfinale të Lojërave Evropiane

Garuesi kosovar do të boksojë sonte në kërkim të çerekfinales së Lojërave Evropiane. Boksieri kosovar do të ketë punë me italianin cilësor, Vincenzo Mangiacapre

Patriot Behrami është i gatshëm për duelin e sontëm në Lojërat Evropiane.

Kundërshtar i boksierit kosovar është italiani Vincenzo Mangiacapre, medalist i bronztë në Lojërat Olimpike Londra 2012.

Pavarësisht cilësive të kundërshtarit, boksieri nga Kosova është optimist se do të kalojë në çerekfinale.

Patrioti e kishte mposhtur të shtunën boksierin kroat, Marko Zeljko.

Kosova po përfaqësohet me 12 garues në “Minsk 2019”, prej tyre 4 nga sporti i boksit. /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE