“Patriotët e ditëve të sotme janë ata që krijojnë vende të reja të punës”

Shkruan: Bujar Saraçi

Kështu thotë kryetari i Mitrovicës zt.Agim Bahtiri për ata që janë të zotët të vënë këmbën në vendin e duhur dhe pastaj arrijnë të qëndrojnë të palëkundshëm.

Mitrovica po dëshmohet vetëm për punë të mira. Investimet e duhura krijojnë shanse për hapje të vendeve të reja të punës dhe nxitje akoma të investitorëve të huaj për të ushtruar ndikimin dhe fuqinë e tyre për të kontribuar në Mitrovicë dhe kudo në Kosovë.
Në kuadër të investimeve të bëra dhe mundësive për të hapur vende të reja pune, është edhe një investim milionësh i fabrikës “Bunjamini” me linjën e re të stiroporit, fabrik kjo e cila udhëheqet nga njerëz largpamës dhe të etur për punë të cilët janë përplot optimizëm për të arritur suksesin.

Me këtë rast nga vizita e bërë nga kryetari Bahtiri u pa edhe puna e këtyre njerëzve që shkrijnë mundin e tyre për të kontribuar jo vetëm në të mirë të vetes, por edhe të shoqërisë dhe shtetit. Ai mbeti i impresionuar nga ky projekt gjigand.

Në fjalimin e tij kryetari Bahtiri tha:

“Pas një pune të madhe që kemi bërë në Parkun Industrial në Frashër, së shpejti do të shihen edhe frytet e para. Nga vizita në fabrikën e stiroporit që është duke e ndërtuar aty nga kompania “Bunjamini”, pronari Afrim Shabani na bëri të ditur se prej muajit të ardhshëm do të fillojë prodhimin.
Ai me këtë rast më falënderoi për mbështetjen që komuna i ka dhënë për ndërtimin e fabrikës në Parkun Industrial në Frashër. Mbeta i impresionuar me atë që pashë në këtë fabrikë. Patriotët e ditëve të sotit janë ata që krijojnë vende të reja të punës.”

Patriotët e tillë na duhen neve dhe Kosovës.

SHPËRNDAJE