PD-së i largohet ky anëtar kryesie, ja çfarë thotë për Ferid Aganin

Anëtari i kryesisë së Partisë së Drejtësisë në Viti, Edon Zharku është larguar përfundimisht nga ky subjekt për të cilën ka thënë se lideri i kësaj partie, Ferid Agani, po i gënjen qytetarët me logon në emër të Zotit me drejtësi për të arritur qëllimet e tij.

Zharku përmes një komunikate ka deklaruar se Partia e Drejtësisë nuk ka të bëjë asgjë me fe dhe se nuk i përfaqëson myslimanët.

“ Unë isha anëtar i kësaj kryesie qe sa vite por ajo që më bëri të largohem nga kjo parti ishte se nuk ishte parti siç e ka logon në emër të Zotit dhe drejtësisë, ka devijuar udhën dhe kanë filluar pazaret politike me partitë tjera”, tha ai.

Zharku thotë se është kontaktuar nga vet Ferid Agani për t’u kthyer prapë në Partinë e Drejtësisë për ta drejtuar kryesinë në komunën e tij, por ka refuzuar një gjë të tillë.

“Mos luani me ndjenjat e qytetarëve sepse qytetari ndihet i lënduar nga kjo qeverisje. Partisë së Drejtësisë nuk ika mbetur asgjë, edhe ato vlera që i ka pasur dikur i ka humbur sepse kungulli nuk shkon gjithmonë mbi ujë”, ka thënë ai.

SHPËRNDAJE