PDK dhe LDK largojnë të dielën si ditë pushimi në Komunën e Mitrovicës

Sot është mbajtur seanca e 35-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, në të cilën u vendos që dita e dielë mos jetë më ditë pushimi për punëtorët por ditë pune, propozim ky që u votua me shumicë votash nga asambleistët e partive PDK dhe LDK, shkruan Gazeta Online Veriu.info.

E asambleistët nga Lëvizja Vetëvendosje nuk e mbështetën këtë vendim me arsyen se po shkelen të drejtat punëtorëve dhe po favorizohen interesat e ngushta të disa bizneseve.

Reagimi nga Lëvizja Vetëvendsje- qendra në Mitrovicë:

Me propozimin e kryesuesit të kuvendit komunal, që vjen nga rradhët e LDK-së, Safet Kamberi, dhe me mbështetjen e asambleistëve të PDK-së, sot me shumicë votash në kuvendin komunal u vendos që dita e dielë në Mitrovicë, të mos jetë më ditë pushimi për punëtorët por ditë pune.

Ky propozim padyshim që nuk është mbështetur dhe votuar nga asambleistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ngase më këtë konsiderojmë që po u shkelen të drejtat punëtorëve dhe po favorizohen interesat e ngushta të disa bizneseve.

Rikujtojmë që vendimin për ta bërë të dielën ditë pushimi e kanë mbështetur 56 kompani të Komunës së Mitrovicës. Mirëpo siç po duket, e kjo u dëshmua edhe sot që keq-qeverisjen, vendimet e gabuara dhe të dëmshme për qytetarin, PDK-në dhe LDK-në e karakterizojnë si në pozitë ashtu edhe në opozitë.

SHPËRNDAJE