PDK e akuzon për shpifje Berat Buzhalën, ndërsa Sami Lushtaku po mbanë raporte personale dhe nuk po e kritikon. Pse?

(Editorial i Veriu.info) Kur jemi në prag të zgjedhjeve nacionale raportimet mediale për zhvillimet brenda partive politike janë rritur tej mase, sidomos për çështjen e lidhjes së koalicioneve parazgjedhore dhe kandidatëve për kryeministër nga partitë ose koalicionet.

Për momentin më e theksuara është ‘lufta’ mediale mes Gazeta Express dhe televizionit T7 që drejtohen nga Berat Buzhala dhe PDK-së së drejtuar nga Kadri Veseli.

Për dallim nga koha kur Berat Buzhala ishte deputet i PDK-së në vitet 2010-2014 dhe mbronte qendrimet partiake, ai më pas ishte bërë njëri ndër kritikët me të mëdhenj të ish kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, por që mbante relacione personale me kryetarin e ri të PDK-së, Kadri Veselin, të cilin më një moment e kishte shoqëruar edhe për vizitë private të ish gazetarja Arbana Xharra.

Mirëpo, të paktën në dy vitet e fundit Berat Buzhala ka vazhduar sistematikisht me kritika ndaj PDK-së dhe Kadri Veselit, por që asnjëherë nuk i kishte ndërprerë raportet personale me të ‘fuqishmin’ e PDK-së, Sami Lushtakun, për të cilin nuk ka hezituar të tregoj se e ka mik personal dhe që ka respekt për të.

Edhe në intervistat e dhëna për emisionet që udhëheq Buzhala, shihet se sa e ‘përkedhel’ me pyetje dhe nuk ka qasje kritikuese ndaj tij, por që ka pasur vazhdimisht qasje kritikuese ndaj personave që i kanë cenuar hapësirën për pushtet Sami Lushtakut, siç është fjala për kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin, të cilin mediumi i tij e ka kritikuar vazhdimisht.

Madje, së fundmi T7 dhe Gazeta Express raportuan se si PDK i ka ofruar Bekim Jasharit mundësinë te jetë kandidat i kësaj partie për kryeministër, por që u tha se nipi i Adem Jasharit e ka refuzuar ofertën.

Menjëherë reagoi PDK duke thënë se ky lajm ishte i pavërtetë, por që partia e Kadri Veselit nuk u ndalë me kaq, duke iu bërë thirrje qytetarëv të mos iu besojnë lajmeve të Gazetës Express.

Lufta medial mes Gazetës Express dhe PDK-së vazhdoj edhe dje, ku mediumi i akuzoi truprojat e Kadri Veselit për sulm, gjë që u mohua nga PDK-ja, duke thënë se ishte inskenim.

Shumica e zyrtarëve të PDK-së reaguan direkt ose indirekt në përkrahje të Kadri Veselit në kritikën ndaj Berat Buzhalës, po që këtë gjë nuk e bëri kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, që konsiderohet si ndër personat kyç në PDK.

Në krejt këtë situatë shtrohet pyetja pse nuk pati asnjë reagim Sami Lushtaku, apo edhe ndoshta nuk pajtohet me kritikat që shefi i tij po i bën ndaj Gazetës Express, e që është e drejt e tij, por që prapë se prapë në kushte normale ishte dashur ta sqaroj se çfarë pozicioni mbanë.

Veriu.info mëson se që nga muaji qershor kur Kadri Veseli kishte larguar nga pozitat qeveritare personat me aktakuza, Sami Lushtaku ishte hidhëruar dhe këta dy nuk kanë komunikuar mes veti deri në fillim të muajit gusht, kur janë takuar në një darkë në Drenicë, e cila ishte bërë edhe lajm në media.

Pas deklarimit të Kadri Veselit se do t’i largoj personat me aktakuza nga PDK-ja, Sami Lushtaku kishte dhënë një prononcim ekskluziv pikërisht në Gazeta Express ku kishte deklaruar: “S’ka bir nane që mundet me më largu nga Partia Demokratike e Kosovës, veç nëse du me u largu vet. Nëse më mbushet menja, me u largu prej Partisë Demokratike atëherë vendosi unë, dikush tjetër nuk s’ka mundësi mem largu”.

 

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE