PDK e Istogut përkrahë Gani Dreshajn më 19 nëntor

Istogu në garën e balotazhit më 19 nëntor do të vendosë nëse në krye të komunës do të vazhdojë të jetë Haki Rugova i LDK-së, apo do e ndryshojnë pushtetin me Gani Dreshajn e AAK-së.

Këtij të fundit, në përkrahje i ka dalë PDK-ja në Istog.

Kryetari i rinisë së PDK-së, Valon Zekaj i ka ftuar të gjithë qytetarët që më 19 nëntor ta përkrahin Dreshajn, shkruan Indeksonline.

“Istogu vendosi për ndryshim, 58% e qytetarëve ishin kundër pushtetit aktualë në Istog, andaj unë personalishtë i ftoj miqtë, shoktë dhe familjartë që ta mbështesim pa rezervë Gani Dredhen në garën e Ballotazhit me 19 Nëntor!”, ka thënë ai./Indeksonline/

SHPËRNDAJE