PDK e kritikon ashpër Kurtin në ditën kur u bë mandatar

Partia e Kadri Veselit, po thotë se Albin Kurti është përgjegjës për vonimin e krijimit të institucioneve në vend.

Përmes një komunikate për media, PDK’ja ka thënë se është e bindur se përgjegjësia për t’i formuar institucionet e reja i takon fituesit të zgjedhjeve dhe nuk bën të dëmtohet ky koncept i shëndoshë në demokracinë e re të Kosovës.

“PDK ka treguar konstruktivitetin e saj duke pranuar rezultatin zgjedhor dhe kaluar në opozitë menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit. Nuk ka bërë asnjë ankesë në Gjykatë Supreme për të zvarritur certifikimin e procesit zgjedhor.

Për më tepër, e ka lënë veten në mënyrë të qartë jashtë ekuacioneve e tavolinave të bisedimeve për qeverisje, duke u deklaruar pa asnjë ekuivok dhe ripotencuar se do të qëndrojë në opozitë”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu,. PDK’ja thotë se ëprpjekjet për të gjetur justifikime nga VV’ja, janë të papranueshme.

“Kjo parti politike është shkaktarja kryesore e vonesës aktuale dhe dhënia fund e kësaj krize është tërësisht në dorën e saj. Qeveria ka dhënë dorëheqjen që më 29 korrik të vitit të kaluar. Faji dhe fati për qeverisjen e re është vetëm në dorën e Vetëvendosjes që prej 106 ditëve”, thuhet në komunikatë.

PDK’ja thotë seAlbin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje duhet t’i marrin përgjegjësitë qeverisëse.

SHPËRNDAJE