PDK e Nisma bëjnë koalicion?

Pas kurorëzimit në koalicion të AAK-së me PSD-në dhe negociatave të vazhdueshme të LDK-së me Vetëvendosjen, kanë nisur takimet mes PDK-së e Nismës.

Siç merr vesh Gazeta inFokus, Kadri Veseli e Fatmir Limaj kanë filluar negociatat nga dita e hënë e kësaj jave.

Njëri nga takimet e dy liderëve i cili ka zgjatur me orë, merret vesh se është mbajtur në njërin nga hotelet në periferi të Prishtinës.

Madje, sipas burimeve këtij takimi mes Veselit e Limajt i është bashkangjitur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kujtojmë se deri tash, zyrtarë të lartë të Nisma-së, përfshirë edhe kryetarin e saj kanë thënë se në zgjedhje do të shkojnë vetëm.

Megjithatë, pas zgjedhjeve kanë deklaruar se do të bashkëpunojnë për të hyrë në Qeveri me cilëndo parti, duke deklaruar se nuk kanë vija të kuqe me asnjë subjekt politik përfshirë edhe PDK.

SHPËRNDAJE