PDK e Skenderajt tenton ta mashtroj publikun, ja si e fsheh sulmin me armë zjarri

Dega e PDK-së në Skenderaj përmes një njoftimi për media ka tentuar të mashtroj opinionin publik, duke mos treguar që me armë zjarri është sulmuar zyra e tyre.

Në njoftimin e kësaj dege nuk përmendet fakti se një plumb ka goditur zyren e tyre, gjë të cilën e ka konfirmuar për Veriu.info edhe vet nënkryetari i degës, Abdyl Ymeri, por vetëm thuhet se sulmi ka ndodhur në afërsi të zyres.

Ja komunikata e plotë e PDK-së:

Dega e PDK-së në Skenderaj nuk ka informacione nësë cak i sulmit të mbrëmshëm me armë zjarri ka qenë Zyra e PDK-së në Skenderaj, pasi dëmtime nga plumbat më shumë ka pasur lokali ngjitur me Zyrën tonë.

E informojmë opinionin publik se ne përjashtojmë çdo mundësi që ky sulm ka ardhur për shkak të pakënaqësive të brendshme, pasi dega e PDK-së në Skenderaj është unike dhe brenda strukturave të saj atmosfera është shumë pozitve, shumë bashkëpunuese dhe nuk ka pasur pakënaqësi në lidhje me proceset e fundit politike.

Ne e informojmë opinionin publise dega e PDK-së në Skenderaj dhe elektorati i gjërë i saj kanë mirëpritur dhe përkrahin vendimet e fundit të PDK-së dhe Kryetarit Kadri Veseli.

Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është duke bërë hetime në lidhje me rastin. Ne besojmë dhe shpresojmë se ky rast do të ndrçiohet shpejt.

SHPËRNDAJE