PDK inicon plotësim-ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale: Qeveria Hoti po manipulon me tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka inicuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale, që u mundëson qytetarëve tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

PDK njofton se shpejt do të deponoj për votim në Kuvendin e Kosovës këtë plotësim-ndryshim ligji.

Iniciative sipas tyre vjen pas manipulimit që qeveria Hoti ka bërë duke e futur tërheqjen e mjeteve në projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, i cili po dështon për të disatën herë.

Ky është njoftimi i plotë nga PDK:

PDK-ja inicion plotësim-ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale, që u mundëson qytetarëve tërheqjen e mjeteve të tyre nga Trusti

Prishtinë, 28 shtator 2020

Partia Demokratike e Kosovës ka iniciuar sot plotësim-ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale, i cili u mundëson qytetarëve të Kosovës tërheqjen e një pjese të kursimeve të tyre nga trusti.

Pas situatës së rënduar ekonomike për shkak të pandemisë dhe vështirësve me të cilat po përballen shumë familje kosovare, PDK-ja do të deponoj shumë shpejt për votim në Kuvendin e Kosovës, plotësim-ndryshimin e ligjit i cili do t’u mundësoj qytetarëve të tërheqin mjetet e tyre nga Trusti.

Kjo iniciativë e PDK-së vjen pas manipulimit që ka bërë Qeveria Hoti duke e futur tërheqjen e mjeteve nga Trusti në projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, e më të cilin po dështon për të disatën herë.

PDK, përmes plotësim-ndryshimit të këtij ligji, kërkon të ndajë tërheqjen e kursimeve të qytetarëve në trust nga pakoja tjetër, dhe me këtë t’i jepet fund abuzimit me ndjenjat dhe nevojat emergjente të e qytetarëve.

PDK i fton të gjitha partitë politike në vend që t’i japin mbështetje kësaj iniciative e cila është ndihmë e drejpërdrejt për familjet kosovare në këtë fundvit.

SHPËRNDAJE