PDK-ja e humb ‘Jeruzalemi-n’, në rezultatin preliminar të KQZ-s po prin kjo parti!

Komisioni Qendror i Zgjedhejve ka filluar publikimin e rezultateve preliminare nëpër disa komuna.

Në Prizren, komunë kjo që ndryshe njihet si ‘Jeruzalemi i PDK-së’ po prin me diferencë të vogël të votave LVV-ja që në total, sipas votave preliminare të KQZ-së ka siguruar 4539 vota, duke u pasuar nga PDK-ja me 4208 vota, LDK 3523 vota, koalicioni NISMA-AKR 1285 vota, VAKT 1065 vota dhe subjektet tjera 3071 vota.

Në këtë komunë kanë marrë pjesë në zgjedhje 37,69% të qytetarëve, ku me të drejtë vote në total kanë qenë 173.556. Deri më tani janë numëruar 28,38% të votave.

SHPËRNDAJE