PDK-ja ia merr një shef LDK-së, tre ditë para zgjedhjeve

Në përfundim të fushatës zgjedhore në vend, Partisë Demokratike të Kosovës i është bashkuar edhe një prej personaliteteve më të zëshëm të LDK-së.

Flamur Shala, ish-Shef i Grupit të Asamblistëve të LDK-së në komunën e Prishtinës tashmë është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Veseli me këtë rast tha se PDK ka njerëzit më të dëshmuar, më të përgatitur, më të përkushtuar dhe më atdhetarë që garantojnë cilësi në vendimmarrje për një të ardhme më të mirë.

Postimi i plotë:

Një prej personaliteteve kryesore të LDK-së, i cili ishte më i zëshmi në dekadën e fundit për Prishtinën, Flamur Shala, nga sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ishte Shef i Grupit të Asamblistëve të LDK-së, zëvendëskryesues dhe asamblist për shumë vjet në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Partia Demokratike e Kosovës ka njerëzit më të dëshmuar, më të përgatitur, më të përkushtuar dhe më atdhetarë, që garantojnë cilësi në vendimmarrje për një të ardhme më të mirë. #PDK112