PDK kandidon Dr. Abdyl Salihun për deputet

Partia Demokratike e Kosovës duket se zgjedhjet nacionale në Mitrovicë do të hyj me një figurë të re, pasi që do ta kandidoj për deputet Stomatologun Abdyl Salihu, e cili është një figurë e shquar në Mitrovicë.

Kandidaturën e tij e ka paralajmëruar aktivisti i PDK-së, Butrint Hajrizi, i cili e ka vlerësuar lartë personalitetin e doktor Abdyl Salihut, shkruan Veriu.info.

Veriu.info mëson se për kandidimin e tij ka vendosur niveli qendror, për shkak se dega siç kemi raportuar dje, ka propozuar një varg emrash kontravers.

Ja postimi i plotë i Butrint Hajrizit:

PDK bën diferencën në degën e saj në Mitrovicë.

Tani më është thyer akulli dhe listës së kandidatëve i është shtuar një njeri i cili gëzon një respekt shumë të madh tek qytetarët e Regjionit të Mitrovicës dhe më gjerë.

Dr. Abdyl Salihu është njëri ndër Stomatologet më të suksesshëm në Mitrovice, njëri ndër atributet e tij është vlera njerëzore dhe humane, po ashtu edhe atdhetar i shquar dhe intelektual.

Mbështetjen për kandidim e mori edhe nga shoqëria e ngushte intelektuale: Dr.Adem Nura, Dr.Shaqir Demiri, Ismail Smakiqi, Bedri Hamza dhe Muhamet Hajrizi.