PDK lëshon sallën e Kuvendit

Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga gjithë deputetët që të lëshojnë sallën e Kuvendit.

Ai këtë e tha në shenjë revolte për ngjarjet e fundit në lidhje me skandalin e EULEX-it.

“Na dëshmitë e tij ai ka përfshirë edhe gjykatësin e rastit Drenica dy për të cilin ka thënë se i ka quajtur është kafshë. Është e papranueshme nëse një çështje e tille ka qenë vërtetë mënyra e trajtimit në rastin ne fjale. Kërkojmë përgjigje zyrtare dhe të detajuar lidhur me këtë. Edhe ne edhe qytetarët duhet ta dimë të vërtetën rreth kësaj çështje. Ne lidhje me ketë si shenjë revolte do e lëshojmë sallën. I ftojmë te gjithë deputetët të na bashkohen. Seanca le të vazhdojë nesër”, ka thënë Krasniqi.

SHPËRNDAJE