PDK me këtë veprim po përgatitet për zgjedhje

PDK-ja po e përgatit terrenin për zgjedhje.

Partia Demokratike e Kosovës me vendimin e fundit për largim nga detyra të zyrtarëve që kanë aktakuza po vlerësohet se po e bën gati elektoratin e saj për zgjedhje të reja. Duke parë nismën e opozitës për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë analistët vlerësojnë se PDK-ja mund të marrë hise në rrëzimin e kësaj Qeverie, siç ka bërë edhe më herët me partnerët e saj, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Vendimi i fundit i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli për largimin nga detyra të zyrtarëve të partisë me aktakuza po cilësohet se ka disa prapavija.

Për shkak të nismës së opozitës për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë “Haradinaj” vlerësohet se Veseli bashkë me partinë e tij po bëjnë veprime që mund t’i shërbejnë si fushatë elektorale për shkak të gjasave të mëdha që vendi të shkojë në zgjedhje së shpejti.

Madje analistët theksojnë se duke njohur praktikat e mëhershme të PDK-së, kjo parti edhe mund të marrë pjesë në rrëzimin e Qeverisë pa paralajmëruar për një gjë të tillë

SHPËRNDAJE