PDK me probleme të mëdha, kjo figurë shumë e votuar drejt largimit nga partia

PDK-ja ka filluar zgjedhjet e brendshme në parti por sinjalet e para të pakënaqësive kanë filluar të dalin.

Një nga qytetet më të rëndësishme elektorale të PDK-së është Prizreni ku siç mësohet ka mjaft pakënaqësi brenda degës atje për mënyrën si po menaxhohet ky proces dhe të tjera iniciativa partiake.

Indeksonline ka mësuar nga burimet e saj se kjo situatë ka ndikuar që grupi më i madh parlamentar në KK të Prizrenit, PDK-ja të dobësohet meqë njëri prej asamblistëve më të votuar në këtë parti, Shkodran Kryeziu të largohet nga ky subjekt.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë ⤵)

Sipas burimeve, ai do të jetë asamblist i pavarur në Kuvendin Komunal dhe nuk do ti bashkohet asnjë subjekti politik por në zgjedhjet lokale është në mesin e 5 asamblistëve më të votuar në nivel të Kosovës me diku rreth 1 mijë vota.

Vetë Kryezi nuk ka dashur as ta konfirmoj e mohoj largimin duke thënë se “gjithçka do të dihet në ditët në vazhdim”.

PDK-ja i humbi zgjedhjet lokale në Prizren pas gati 10 vitesh qeverisje në një garë shumë të ngushtë me rreth 280 vota diferencë./Indeksonline/

SHPËRNDAJE