PDK: Qeveria në gjumë dimëror, 32 muaj pa njohje të re

Aktivitetet e shtuara të Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës, kanë nxitur reagimet e partisë opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës.

Është drejtori për komunikim i kësaj partie, Bashmir Xhemaj, që ka alarmuar se edhe pas 32 muajsh nuk ka njohje të re për Kosovën.

Xhemaj tha se Qeveria dhe ministria e jashtme kanë rënë në gjumë dimëror.

Ai tha se Daciq po vazhdon lobimin kundër njohjes së Kosovës e kjo sipas tij u ndihmua nga Kosova në momentin që u hoq dorë vullnetarisht për një vit nga lobimi për njohje dhe anëtarësim në Organizata Ndërkombëtare

Postimi i plotë:

Qeveria dhe ministria e jashtme e Kosovës në gjumë dimëror, ende pa nisur dimri. Kosova po hyn në muajin e 32-të dhe ende pa asnjë njohje të re. Fushatës agresive të Serbisë për t’i bllokuar njohjet e Kosovës, i’u bashkua edhe Kosova duke hequr dorë vullnetarisht për një vit nga lobimi për njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Por Serbia mbetet e njëjta. Ivica Daçiqi po e vazhdon lobimin e kundër pavarësisë së Kosovës duke takuar përfaqësuesit e shteteve jo-njohëse. I radhës ishte ambasadori i Angolës, që mori falendërimet e Serbisë për mos ndryshim të qëndrimit.
Fushata e bllokimit të njohjeve ndaj Kosovës po vazhdon hapur dhe në publik nga Serbia, me gjithë zotimet e dy shteteve për t’i pezulluar fushatat ndaj njëra-tjetrës në Uashington. Teksa Kosova e ka suspenduar politikën e jashtme, Serbia po e bën të kundërtën dhe me intensitet të shtuar.

SHPËRNDAJE