PDK thotë se Prizreni çdo herë përcakton fituesin e zgjedhjeve

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar me strukturat e kësaj partie në Prizren.

Më këtë rast Hoxhaj ka thënë se Prizreni është qyteti që çdo herë përcakton fituesin e zgjedhjeve në Kosovë, përcjell lajmi.net.

Sipas tij qytetarët e këtij vendi e kanë përcaktuar kryeministër të ardhshëm Kadri Veselin.

”Atmosferë e mrekullueshme në Prizren në mesin e strukturave të PDK-së. Po shohim çdo ditë angazhim dhe rritje të përkrahjes në njërën prej bastioneve të partisë. Së bashku me Kujtim Gashin, Bajrush Xhemajlin dhe Betim Gjoshin u nderuam nga mikëpritja e tyre. Prizreni çdoherë përcakton fituesin e zgjedhjeve dhe kryeministrin e ardhshëm, dhe ai do të jetë Kadri Veseli”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

SHPËRNDAJE