PDK tregon se a do të jetë pjesë e Qeverisë Hoti

Qeveria Hoti u formuar me 61 vota, ku koalicion janë partitë LDK-AAK-Nisma dhe komunitetet. Mirëpo prej se është formuar kjo Qeveria po e ka të vështirë të funksion për shkak të numrave të vogël që ka në Kuvendin e Kosovës.

Mediat kosovare gjatë ditëve të fundit raportuan se edhe Partia Demokratike e Kosovës do t’i bashkëngjitet koalicionit dhe do të hy në Qeverinë Hoti.

Këto raportime erdhën pas propozim aktakuzës nga Gjykata Speciale për kryetarin e kësaj partie, Kadri Veseli.

Mirëpo gjithçka ka sqaruar sekretari i përgjithshëm i PDK’së, Uran Ismaili i cili ka hedhur poshtë mundësinë që kjo parti t’i bashkohet në të ardhmen Qeverisë aktuale të udhëhequr nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike e Kosovës.

“Nuk është ende në opsion që të jemi në qeveri. Kjo ide nuk është përkrahur nga PDK-ja, por më tepër shihet si reflektim e përvojës së madhe të PDK-së në ekzekutiv që të merret me vendime të mëdha të qeverisjes. Si PDK nuk e kemi ende si opsion”, është shprehur ai.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE