Pejë: Hy në barnatore për të blerë barna, por ikën pa i paguar ato

Policia e Kosovës dje në Pejë e ka arrestuar një person, i cili kishte hyrë në një barnatore dhe kishte kërkuar disa lloje të barnave dhe ka ikur pa i paguar fare.

Në raport thuhet se i dyshuari mashkull K/Egjiptian pasi i janë ofruar barnat e kërkuara, ka ikur pa e bërë pagesën e tyre.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe dërgohet në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Rr. “Adem Jashari”, Pejë 30.10.2019-21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Egjiptian, pasi që i njëjti kishte hyrë në një barnatore dhe kishte kërkuar disa lloje të barnave.

Pasi i janë ofruar barnat, i dyshuari pa e bërë pagesën kishte marrë barnat dhe ishte larguar nga barnatorja.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe dërgohet në mbajtje.