Pendohet Robert Berisha, shihni ç’bën pasi deklaroi ndarjen nga Nora

Ish çifti i njohur për publikun, Robert Berisha dhe Nora Istrefi, pak ditë më parë kanë paraljmëruar publikun për ndarjen e tyre.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një statusi në rrjetin social, Instagram, ku kishte postuar një foto së bashku me Norën e vajzëne tyre.

“Portale të nderuara dhe ju fansa! Ju kam premtuar që keni për ta marr vesh prej meje e skeni nevojë të lodheni e me kliku në çdo titull që e bëjnë portalet. Eshte punë e tyre dhe mjeshtri e gazetareve qe dinë me nxjerr ashtu titujsh..Unë edhe Nora nuk jemi më bashke, por gjithë jetën do jemi babi dhe mami i Renees, loqkës tonë..dhe shokë të mire deri ne vdekje. Nëse nuk ka më dashni mes një çifti, nuk dmth të bëhesh armik e t’ja kthesh shpinën. Bëhuni pozitiv e qeshni sa më shumë edhe respektojeni edhe atë qe s’ju do të mirën se sen sbohet. Përmes këtij postimit @noraistref e falenderoj shumë që ma ka pru në jetë një fëmijë si Renee…edhe shumë kujtime të bukura prej 2006..Noriq -Tkom borxh tan jetën. I wish you all the best”, shkruante ai.

Mirëpo, siç duket Roberti i ka rënë pishman nga kjo që ka bërë, duke e fshirë postimin e tij nga Instagrami, ku fotot e fundit janë vetëm njoftimet për koncertet e tij.

SHPËRNDAJE