Për 24 orë diaspora dha kaq mijëra euro në fondin e qeverisë

Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se brenda 24 orëve, mërgimtarët kanë deponuar mbi 80 mijë euro mbi fondin e krijuar nga qeveria, për tejkalimin e gjendjes nga koronavirusi.

“Për 24 orë, nga diaspora kanë ardhur mbi 80 mijë euro”, ka thënë Bislimi.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ekonomia e Kosovës i ka 320 mijë të punësuar e që nga ta 85 mijë janë nga sektori publik.

“Nga këto të dhëna maksimumi që kanë mundur të afektohen nga pandemia janë 100 mijë. Por ne e kemi lënë edhe një lluft dhe kemi llogaritur se mund të kompensojmë 120 mijë punëtorë”, tha ai.

SHPËRNDAJE