Për 8 Mars, Dega e Gruas së Nismës në Prishtinë vendos lule tek memoriali “Heroinat”

Dega e Gruas së Nismës në Prishtinë e kryesuar nga Kryetarja e kësaj dege, Arbenita Halilaj, në Ditën Ndërkombëtarë të Gruas kanë vendos lule tek memoriali “Heroinat”, në Prishtinë.

“Për heroinat, që me jetën dhe veprat e tyre i kanë dhënë nder kombit dhe kanë hyrë në përjetësi”, shkruan ndër të tjera në postimin e Gruas së Nismës në Prishtinë.

Postimi i plotë:

Sot, me rastin e 8 Marsit, Ditës së Gruas, Nisma e Gruas Dega në Prishtinë bëri nderime pranë Monumentit “Heroinat” në Prishtinë.
Për heroinat, që me jetën dhe veprat e tyre i kanë dhënë nder kombit dhe kanë hyrë në përjetësi.
“Heroinat”, Memorial ky i cili nuk duhet asnjëherë të mbetet nën hije.